Veliaj: E vetmja skuadër që u jep mundësi të rinjve
Partia Socialiste e Tiranës ka nisur fushatën e anëtarësimeve të reja. Nga njësia Nr.1, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u dha kartën e anëtarësisë 100 të rinjve dhe u uroi atyre mirë se ardhjen në parti.
“Këta që bëjnë ekspertin nga kolltuku apo divani japin mend për çdo gjë dhe një nga gjërat që thonë është që: “Keni fituar tre herë, për çfarë e doni një fitore të katërt?”. Kush është kampion meriton të jetë kampion tre herë, katër herë, pesë herë! Kur skuadra ka disiplinë prej kampioni, kur skuadra ka përbërje prej kampionësh, kur stërvitet çdo ditë, kur është gjithmonë e përgatitur, merr rezultate prej kampionësh.”
Veliaj nënvizoi se kur PS është në krye të punëve, vendi përparon gjithnjë e më shumë.
“Kur PS është në krye të punëve të vendit, vendit i shkojnë punët më mirë. Vendi përparon, vendi bëhet më europian, modernizohet. Siç e kemi parë që kur drejtojnë ata të tjerët, vendi shkon poshtë e më poshtë, vendi vetëm varfërohet, shkon në konflikt. Ju kujtohet koha e piramidave, kur shumica e atyre që i kanë flokët e bardha këtu sot, humbën shtëpitë, humbën punët, humbën gjithë të ardhurat e tyre? Njerëzit nuk harrojnë, mund të harrojnë emrin e atyre që drejtonin por nuk harrojn ëtë keqet.”
Fushatës së anëtarësimeve të reja në PS-në e Tiranës iu bashkua edhe Kampioni i Europës në Peshëngritje, Erkand Qerimaj i cili e konsideron Tiranën si një qytet të zhvilluar europian.
Klan News