2 persona janë arrestuar në Tiranë nën akuzat për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit “Bulceshi”, efektivët e komisariatit nr.4 sekuestruan 3 armë zjarri, një armë e ftohtë, municion luftarak, si dhe asgjësuan 60 bimë kanabis, teksa në pranga përfunduan 33-vjeçari L. B., banues në Zall-Bastar dhe 58-vjeçari P. N., banues në Tiranë dhe i dënuar më parë.

Gjatë kontrollit të territor, në vendin e quajtur Bulcesh, Njësia Administrative Zall-Bastar, në një zonë malore dhe me bimësi të dendur, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 60 bimë Cannabis Sativa.

Dy të arrestuarit do të përballen në gjykatë me akuzat për “Kultivim i bimëve narkotike “, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al