Policia e Tiranës ka ndaluar një 20 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdhunuar një të mitur. Sipas njoftimit zyrtar, është proceduar edhe babai i vajzës pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, informojnë blutë e kryeqyteti.

/tvklan.al