Mazniku: 450 banesa janë në rindërtim në të gjithë kryeqytetin


1 vit pas tërmetit të 26 Nëntorit që dëmtoi me qindra objekte në kryeqytet, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku bën një bilanc vjetor për pjesën e rindërtimit.

“Kemi përfunduar 55 banesa, ku njerëzit po banojnë. Kemi150 banesa do të përfundojnë deri në fund të Dhjetorit. Ndërkohë janë në proces pune janë mbi 450 banesa, të cilat po ndërtohen tashmë”, tha Mazniku.

Mbi 5000 familje kanë marrë pagesën Cash për të bërë riparimin e banesave që janë vlerësuar me dëme të katergorisë DS1–DS3.  

“7600 përfitues janë për nivelin DS1-DS3 dhe kemi pothuajse 800 familje, të cilat janë shpallur përfitues për nivelin DS4-DS5. Pra në kategorinë e parë marrin një pagesë nga 1 deri në 3.5 milionë Lekë të vjetra për riparimet. Për nivelin e dytë ta marrin koston e riparimit të shtëpisë ose një banesë të re”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa rindërtimi i 3 lagjeve të reja të Tiranës kërkon një kohëzgjatje më të madhe.

“Lagjet e reja janë struktura goxha komplekse, të cilat do të marrin një kohë të gjatë për t’u mbaruar të gjitha. 18 muaj është koha që duhet për të përfunduar pjesën më të madhe të objekteve të fazës së parë të lagjeve të reja, pra për përfituesit e tërmetit”, shtoi Mazniku

Po ashtu rreth 26 objekte arsimore, prej të cilave 13 do të rindërtohen plotësisht, pritet të jenë gati deri në pranverën e ardhshme.

Tv Klan