aksidentTë paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur sonte në mbrëmje në kryeqytet, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë 6 automjete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë një furgon dhe një makinë tipit Hamer si dhe 4 automjete të parkuara.

Nga të plagosurit është edhe një grua e cila ka pësuar fraktura të rënda.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes tha se shkak dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga drejtuesi i furgonit.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë shoqëruar drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

e.k