Në vijim të punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë  armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 është kapur dhe arrestuar 23 vjeçari me inicialet A.D,  banues në Tiranë.

I riu është kapur me armë zjarri me vete në rrugën “Dervish Hatixhe”  me një armë zjarri  pistoletë e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në falamije me pasoja të mëtejshme, ku  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas  njoftimit të marrë  se ky shtetas ushtronte dhunë psikologjike  dhe fizike  ndaj bashkëshortes së tij, Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë  i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al