Një person i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes, ka rënë në pranga të policisë. Operacioni i zhvilluar nga forcat e posaçme operacionale speciale ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Leonardi Elezaj, 45 – vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij erdhi pasi me vendim të datës 26 mars 2010 të Gjykatës Lartë është dënuar me 25 vjet heqje lirie për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas dyshohet se krimin e ka kryer në datë 15. 08. 2004, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Pasho Zotaj./tvklan.al