Arrestohet Genis Mëhillaj, i porosiste Julian Sinanajt vrasje me pagesë


Arrestohet Genis Mëhillaj, i porosiste Julian Sinanajt vrasje me pagesë

18:34 06/03/2017 https://youtu.be/iEuJ9ehcygE

Genis Mëhillaj 46 vjeçar, i njohur ndryshe edhe si drejtuesi i grupit të vrasjeve me tritol, pjese e te cilit ishte vrasësi me pagese Julian Sinanaj, është arrestuar ne Tiranë.

46-vjeçari është kapur nga policia e kryeqytetit ne rrugën dytësore të autostradës Tirane-Durrës, ne kilometrin e 6.

Mëhillaj ishte ne makinë me bashkëshorten e tij. Burime të policisë se Tiranës thanë për TV KLAN se ai kishte kohë që jetonte në këtë zonë, në një shtëpi të marrë me qira.

Policia mësohet se kishte rënë në gjurmët e tij dhe ka ndërhyrë në një moment të përshtatshëm për t’a arrestuar.

Genis Mehillaj është shpallur në kërkim me vendim te gjykatës se Tiranës, e cila ka marrë masën e sigurisë arrest me burg.

Ai akuzohet për vepra penale për qëllime terroriste, vrasje në rrethana cilësuese ndaj një punonjësi që kryen funksione publike, mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake dhe të lëndëve plasëse.

Sipas hetimeve, Mëhillaj rezulton se kishte paguar Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokonen për të kryer disa vrasje.

Ai merrte porosi për ekzekutime nga persona të tjerë kundrejt shumave te mëdha. Grupin e drejtonte së bashku me kushëririn e tij Andon Mëhillaj, i cili u vetë-dorëzua në polici një vit më parë.

Me porosi te Mëhillajt, Sinanaj ka ekzekutuar me tritol me 20 gusht 2013 biznesmenin Agron Çela.

Edhe  tritolin ndaj ish drejtorit te aluzinit, Ardian Kollozi, kandidat i partise demokratike për deputet në zgjedhjet vitit 2013.

Me 20 gusht të vitit 2013 ai vrau Sokol Veizin ne Vlore, po me porosi te Genis Mehillajt.

Sinanaj vendosi fillimisht të bashkëpunojë me prokurorinë. Ne fund te procesit ai u dënua me 35 vjet burg./Tv Klan

 



Të ngjashme