Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Augustin Toli i cili ishte shpalluar në kërkim nga Policia e Lezhës pas akuzave për marrëdhënie seksuale me dhunë, shfrytëzim prostitucioni dhe nxitje për përdorimin e drogës.

I arrestuari fshihej në Tiranë prej kohësh duke përdorur kartën e identitetit të vëllait të tij, shtetasit V.Toli.

Ngjarja ndodhi nëntorin e kaluar dhe Toli së bashku me dy persona të tjera akuzohen për shfrytëzimin e një 21- vjeçareje dhe abuzimin me të./tvklan.al