Emisioni investigativ “STOP” ndër të tjera, mbrëmjen e sotme ka trajtuar një problematikë për sa i përket ujit të pijshëm. Pamjet që do të shikoni ngjajnë me prehistorinë, por në fakt, ky është një realitet që i përket vitit 2016. Banorët e këtij fshati detyrohen të ngarkojnë gomerët me ujë, të cilin e hedhin në rezervuar, që të “burojë” më pas uji nga rubinetat. Një problematikë paralele kjo edhe me banorët e kryeqytetit, të cilët vuajnë për cilësinë e ujit të pijshëm, pasi në çezmat e tyre rrjedh uji i ndotur.

Saimir Kodra:

Jemi në një fshat të largët, fshati quhet Kodër Mjull. Kush është historia e këtij fshati?

– Kjo është histori 20 – vjeçare e këtij fshati. Fshati ka një element të “vogël” që i mungon, uji. Ndiqeni më afër ankesën e banorëve të këtij fshati.

koder mjull 1

Gazetarja:

Ku po shkon?

Fëmija:

Me mbush ujë.

Gazetarja:

Sa herë e bën në ditë këtë?

Fëmija 1:

Pesë herë, gjashtë

Gazetarja:

Nuk lodheni?

Fëmija 1:

Ça të bëjmë ne pa ujë jemi.

Fëmija 2:

Sa herë vijmë nga shkolla na thotë mami ecni mbushni ujë.

Fëmija 1:

Sa herë vijmë nga shkolla s’na del as koha për të bërë detyrat, nganjëherë ikin dhe dritat.

koder mjull 2

Banor:

Do të mbushim me gomar, nuk ka jetë më të poshtër.

Gazetarja:

Sa herë në ditë e bën këtë gjë?

Banor: 

Katër herë në ditë, tre herë në ditë, shtëpia nuk mbushet me gomar me ujë.

Gazetarja:

Prej sa kohësh është kjo gjendja?

Banor:

Prej 20 vitesh kjo gjendje është.

Gazetarja:

Nuk është bërë asgjë?

Banori:

Është bërë një depo prej 3 vitesh, por asgjë nuk është bërë, kjo depo është bërë sa për tu shpërndarë linja e ujit, por asgjë nuk është bërë. Kjo është jeta në Mjull.

Saimir Kodra:

Ndiqeni atë fshat ku ikim mbushin ujë edhe ne.

koder mjull 3

Gazetarja:

Saimiri dhe Genti jam në Kodër Mjullë, një zonë që i përket ish – Komunës së Farkës, pas meje ndodhen disa gomerë, në fakt ne jemi mësuar që të shohim vetëm makina të parkuara, por në këtë zonë mungesa e ujit prej 20 vitesh sjell këtë gjendje.

Ne do ta ndjekim deri në burim ku shkojnë këta gomerë bashkë me shoqëruesit e tyre, banorët e zonës, për të mbushur ujin e pijshëm pasi mungon në shtëpitë e tyre.

Gazetarja:

Udhëtuam për rreth 30 minuta, kjo rrugë bëhet në këmbë nga banorët dhe fëmijët kryesisht…këtu është burimi…

Banore:

Gjithë verës, hajt se për dimër presim dhe ujë shiu, por gjatë gjithë verës e ngremë govatën me rroba e kazanët, vijmë ndezim zjarre këtu me shkurre, i lajmë i shplajmë rrobat po këtu, e ngremë govatën në kokë me rroba dhe e çojmë atje në kodër. Këto janë vuajtjet tona që jemi brez i ri, po kështu po vuajnë edhe fëmijët tanë. Sa të vijnë nga shkolla vijnë e mbushin ujë direkt këtu. Siç e patë edhe vetë me baltë me qamet.

koder mjull 3

Gazetarja:

Jam me disa banorë të fshatit Kodër Mjull dhe pas nesh ndodhet depozita, por që asnjëherë nuk është vënë në punë dhe që të sjellë ujë për këtë fshat. Pse ka ndodhur kështu?

Banor 1:

Kjo qe depozita e vjetër, kjo u bë që në kohën e Enverit si depozitë, kemi pas deri nga ’93 ;’94 ujë, pastaj nuk kemi patur më. Jemi ankuar gjithmonë, por nuk kanë bërë gjë. Erdhën e prishën dhe bënë depozitën e re ka 2 vjet, por ujë nuk ka. Do e sjellim ujin sot do e sjellim nesër, asgjë nuk kanë bërë. Kur vjen koha e votimeve vijnë të parët, premtojnë, asgjë.

Banor 2:

Erion Veliaj në kandidaturën e vet në Lundër na ka thënë tre herë që do të sjellim ujë në Mjull të Bathores, sepse uji mbushet me gomar. U bënë 2 vjet dhe Erion Veliaj do të bëjë park, kurse ne nuk kemi ujë për fëmijët tanë. Erioni do të bëjë park për bosat, se për ne nuk ka rëndësi, ne mbushim ujë me gomar. Një gomar do t’ia jap Erion Veliajt herën tjetër kur të vijnë zgjedhjet, ja premtoj këtë.

Banor 1:

Ne çfarë kërkuam? Ujë kërkuam dhe drita.

Saimiri:

Kjo ishte për në Kodër Mjull, vijmë në Tiranë. Brenda në Tiranë, pranë një spitali, në një lagje, që kanë investuar që paguajnë çdo muaj lekët për ujin, ndiqeni …

Gazetarja:

Miq të “Stop-it” ndodhemi tek Unaza e Re, Rruga “Aleksandri i Madh”,  kemi ardhur pikërisht këtu pasi të gjithë banorët e këtyre pallateve kanë probleme me ujin e pijshëm, prej ditësh ai vjen i ndotur. I pyesim.

tirane uji

Gazetarja:

Zonjë këtu banoni?

Banore 1:

Po, në këtë lagje.

Gazetarja:

Si është uji këtu?

Banore 1:

Uji nuk bën fare këtu, nuk e pijmë fare, ne e blejmë për të pirë.

Banore 2:

Nganjëherë ka erë të keqe, nuk më pëlqen fare.

Banore 3:

Vetëm për të larë, për të pirë konsumojmë ujë Dajti dhe për të gatuar me ujë Dajti.

Gazetarja:

Po fytyrën me çfarë e lani, duart?

Banore 3:

Me atë ujin e qelbur e laj, çfarë të bëjmë, s’ja dalim dot të blejmë bidona uji.

Banor 4:

Unë vetë nëse nuk kam lekë do të pi ujë çezme.

Banor 5: 

Është e vërtetë që uji nuk bën hiç, kur bije shi ujë është i keq, kur nuk ka turbullira uji është i mirë, por gjithësesi nuk përdoret për të gatuar.

tirane uji 2

Gazetarja:

Sa vite keni këtu?

Banore 5:

5 vjet

Gazetarja:

E njëjta situatë?

Banore 5: 

E njëjta situatë.

Banor 6:

Ka tre llojë ujërash.

Gazetarja:

Kush janë këto?

Banor 6:

Ujë i çezmës, ujë që blihet atje dhe uji i dyqanit. Në kohën e monizmit vetëm një ujë kishte.

Banore 7:

Uji nuk është në cilësinë e duhur, shpesh herë vjen edhe erë, për të pirë nuk bëhet fjalë, por edhe kur lahesh nuk është i dobishëm.

Banor 7:

Uji është llum, nuk është as për enë, as për dush, për asgjë.

Gazetarja:

Ku furnizohet, ku e ka burimin?

Banor 7:

Me sa di ka qenë një minierë këtu dhe ato depozitat e minierës së Valiasit që kanë bërë puseta, rezervuare për ujin që sjell në këtë zonë. Me sa dimë, nuk e dimë a është e vërtetë. Edhe faturat, nga 17 mijë lekë në muaj./

tvklan.al