Zona pranë Qytetit Studenti dhe stadiumit kombëtar do të kthehet në një nga poliqendrat e kryeqytetit.

Kryebashkiaku Veliaj është optimist se investimet që po bëhen për rikonstruktimin e rrugëve që e përshkojne, do të rrisin vlerën e pronave në këtë zonë. Një nga këto rrugë është dhe “Faik Konica” që është inspektuar nga kryetari i bashkisë.

Kjo është një zonë e cila ka një bum të jashtëzakonshëm. Të shikojmë se si do t’i rritet vlera kësaj prone falë këtij investimi, por edhe faktit që stadiumi “Qemal Stafa” është konceptuar si një qendër tregtare, si një hapësirë për aktivitete të ndryshme dhe ekskluzivisht pedonale. Po e kthejmë zonën e Qytetit Studenti në një nga poliqendrat e Tiranës, ashtu si Kinostudio, Lapraka, Kombinati. Zona e Qytetit Studenti, në kufi me parkun e madh të Tiranës, do të jetë një nga zonat më të lakmuara.

Ne rrugën “Faik Konica” po bëhet një ndërhyrje tërësore, ç’ka kërkon dhe shembjen e mureve rrethues apo heqjen e gardheve që kanë zaptuar metra të tëra nga prona publike, ndaj dhe kryebashkiaku kërkon bashkëpunimin e tyre që punimet të përfundojnë në kohë./Tv Klan