aksidenti1111Një 50-vjeçar u aksidentua për vdekje mëngjesin e sotëm në segmentin Tiranë-Durrës. Automjeti i tij doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë në afërsi të Vorës.

50-vjeçari që ishte dhe drejtues i automjetit mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spitalin e politraumës në kryeqytet, por nuk mundi të mbijetojë.

Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërsa në Tiranë një autobuz i linjës së unazës është përplasur me një furgon tek zona e brrylit. Policia e kryeqytetit bën të ditur se shoferi i urbanit ka qenë në gjendje të dehur.