Tiranë – Elbasan, u dhanë fonde për punime të paguara

Tiranë – Elbasan, u dhanë fonde për punime të paguara

16:00 12/12/2017

Zbulohet dëmi ekonomik që është bërë në katër vitet e fundit për segmentin e parë të rrugës Tiranë – Elbasan. Auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ka evidentuar se shkeljet i kanë kushtuar buxhetit një dëm prej 16.4 milionë dollarësh.

Vetëm për një segment, rruga Tiranë – Elbasan kushtoi 73 milionë dollarë më shumë se projekti fillestar, ndërsa është faktuar se 16.4 milion kanë qenë pagesa të panevojshme.

Edhe pse punimet janë bërë më parë, autoritet përgjegjëse, thotë raporti i audituesve që ka siguruar televizioni Klan, kanë nënshkruar kontrata për të bërë të njëjtat punime, kanë aplikuar çmime të reja, më të  rritura dhe volume mallrash, të cilat rezultojnë se janë blerë njëherë.

Autoriteti Rrugor ka shkelur edhe vendimet që ka miratuar në Këshillin Teknik. Shtesat e kontratave në Këshill janë miratuar me vlerë të ndryshme nga kontratat që janë nënshkruar me kompaninë, duke rritur shumat në favor të kësaj të fundit.

Po ashtu ARRSH ka dhënë edhe 9.3 milion dollarë për punime të pamiratuara nga këshilli dhe të pakontraktuara nga ajo. Ndërsa edhe në rastet që nuk kishte financim nga buxheti, institucioni ka  firmosur e kontratë për 16 milionë dollarë punime të tjera dukë i lënë buxhetit detyrime ndaj të tretëve.

Ka 5 vite që punimet për rrugën Tiranë – Elabasan nuk kanë përfunduar, edhe pse çdo vit buxheti i shtetit ka dhënë shuma marramendëse për të. Por përveç kësaj, shumë herë gjatë vitit, pjesë të ndryshme të këtij aksi bllokohen për shkak të rrëshqitjes së masivëve shkëmborë, ndërsa studimet gjeologjike janë bërë disa herë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT