“Në njërin prej koshave të plehrave pas krahëve të mi mëngjesin e kësaj të diele është gjetur e pajetë një foshnje. Motivet ende janë mister, pasi policia nuk ka gjetur asnjë provë që mund të identifikojë personat që kanë kryer këtë gjë”.

Kanë qenë banorët e rrugës “Azem Galica” në Laprakë, ata që kanë njoftuar policinë pasi pikasën një çantë të dyshimtë në brendësi të koshit të plehrave. Blutë kanë shkuar menjëherë, ku kanë konstatuar se aty ishte një foshnje e pajetë, e porsalindur. Oficerë të policisë kanë pyetur disa banorë të lagjes, por asnjëri nuk di të thotë se kur është hedhur në kosh foshnja.

Gjithashtu ata i kanë sqaruar policisë së nuk kanë arritur të shohin personin apo personat që kanë lënë çantën. Gjatë rrugës “Azem Galica” janë sekuestruar disa kamera sigurie, për të parë lëvizjen e personave apo mjeteve të dyshimta. Por deri në këqyrjen e plotë të tyre do të duhen disa ditë.

Hetuesit kanë fare pak shpresë të identifikojnë personat pasi dyshohet se lindja mund të jetë bërë në një klinikë private, të cilat në shumicën e rasteve nuk ruajnë informacione për gratë që lindin, ose në kushtet e shtëpisë.

Tv Klan