Tiranë/ Grabitet kasaforta me para në Fushë – Prezë


Tiranë/ Grabitet kasaforta me para në Fushë – Prezë

14:52 08/08/2016

Tiranë – Një kompani e shpërndarjes së karburantit “Alb Gaz”ka rënë pre e një grabitje, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se dy persona kanë grabitur kasafortën e kësaj kompanie.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës në periferi të Tiranës, në kufi me Fushë- Krujën, në zonën e Fushë-Prezës.

Në kasafortë dyshohet se ndodheshin një shumë e konsiderueshme parash të firmës së gazit. Paraprakisht bëhet me dije se mund të jenë grabitur 6 milionë lekë , por kjo mbetet për t’u konfirmuar pas verifikimeve të plota që do të bëjë grupi hetimor.

Dy autorët e dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim nga policia, lëviznin me një makinë tip Benz ngjyrë të zezë. Pas grabitjes ata kanë thyer kamerat e sigurisë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes./tvklan.al





Të ngjashme