KrimiNjë supermarket është grabitur mbrëmjen e sotme në zonën e Ali Demit në kryeqytet. Dy persona të armatosur dhe të mbuluar më kapuçë kanë hyrë duke kërcënuar shitësin.

Ata kanë arritur të marrin vetëm xhiron e ditës ndërkohë që kanë dëmtuar shitësin e dyqanit pasi e kanë qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës.

Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Ata kanë ngritur disa pika kontrolli në Tiranë. Ndërkohë po punojnë për kapjen e autorëve.

 

 

Redaksia/K.Petro