Një 53-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pasi ra nga pallati ku po punonte.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.

“Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar./tvklan.al