Tiranë- Një i ri është plagosur me armë zjarri në banesën e tij në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”.

Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari Andi S.  është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta,

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.

/tvklan.al