IMG-20140210-WA0002Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në qendër të Tiranës. Një makinë me targa të huaja, ka goditur një kalimtar  në unazën e kryeqytetit, në afërsi të Piramidës.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se burri, i cili mbeti i plagosur rëndë në këtë aksident është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.