Një vajzë e vogël vetëm 3 – vjeç ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik ditën e diel, në autostradën Tiranë – Elbasan.

Rreth orës 10:30, 3 – vjeçarja Xhulia Velija po ecte në këmbë bashkë me nënën e saj Emine Velija në kthesën e Ibës së Sipërme, kur një automjet doli nga rruga dhe i përplasi.

Në timonin e makinës, një Peugeot me targë AA645GO, ishte 25 – vjeçari I.Sh.

Sipas policisë, shkak për daljen nga rruga është bërë humbja e kontrollit të mjetit, që dyshohet të ketë ardhur për shkak të shpejtësisë.

Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Tiranës tha se e kishte ndaluar 25 – vjeçarin dhe po hetonte rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Megjithatë, me një vëzhgim fare të lehtë në profilin social të 25 – vjeçarit, duket se ai rrugën Tiranë – Elbasan e kishte kthyer në një vend ku bënte gara shpejtësie. Këtë e dëshmojnë videot e postuara nga vetë ai, ku udhëton me makinë me një shpejtësi deri në 260 kilometra në orë.

Në një prej videove, të postuar më 10 Janar, ai shkruan:

“Për të gjithë ata që nuk ndihen të sigurtë me mua…”

shpejtesia-shaipi

E vogla ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa nëna e saj ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al