Përveç investimeve për përmirësimin e rrjetit të ujit të pijshëm, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, vijon intensivisht punën për sistemin e kanalizimeve, për t’u garantuar qytetarëve shërbime sa më dinjitoze.

Gjatë këtyre ditëve të nxehta të gushtit, UKT po zhvillon një investim të rëndësishëm dhe me materiale bashkëkohore në rrjetin e kanalizimeve tek “Rruga e Elbasanit”, duke i dhënë fund problemeve të banorëve të kësaj zone.

Një ndërhyrje shumë e nevojshme në këtë segment, ku rrjeti i amortizuar shkaktonte vazhdimisht probleme me përmbytjet në rrugë sa herë binte shi. 

Grupi i punës së UKT në Bashkinë e Tiranës, po vijon punën me intensitet edhe gjstë këtyre ditëve të fundit të verës, për të shmangur njëherë e përgjithmonë problemin e vjetër, dhe për të bërë të mundur që rrjeti i ri i kanalizimeve të jetë gati për të pritur shirat e vjeshtës./tvklan.al