KrimiNjë ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes së sotme në Tiranë. Hasan Talja 42 – vjeç është vrarë me armë zjarri në hyrje të shtëpisë së tij në afërsi të shkollës Mihal Grameno.

Policia bën me dije se Talja është qëlluar disa herë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

42-vjeçari është dërguar menjëherë për në spital, por nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëve të marra gjatë këtij atentati. Policia e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje dhe thotë se për momentin janë të paqarta shkaqet e këtij krimi të rëndë.

redaksia/tvklan.al/Edian Gjoni