Policia ka vënë në pranga katër persona të cilët akuzohen për vjedhje. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Farka 2016”. Ditën e djeshme, rreth orës 18:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Amarildo Margjini, 19 – vjeç, banues në Tiranë

E. S., 15 – vjeç, banues në Tiranë

E. S., 16 – vjeç banues në Tiranë

Ani Ibraliu, 26 – vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi me datë 24. 03. 2016 rreth orës 20:00 në vendin e quajtur fshati Krrabë –Tiranë, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur banesën e shtetasit O. T., 58 – vjeç, banues në Tiranë, ku i kanë vjedhur këtij shtetasi mjete pune si (gur fresibel, trapanë dhe saldatriçe) me vlerë totale dëmi 100.000 lekë.

Shtetasit e arrestuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin në kohë edhe vende të ndryshme kanë kryer vjedhje të tjera dhe konkretisht:

Më datë 07. 07. 2015, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. L., banues në Tiranë

Më datë 12. 07. 2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. P., banues në Tiranë.

Më datë 12. 08. 2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit K. T., banues në Tiranë.

Më datë 28. 11. 2015 kanë vjedhur banesën e shtetases V. A., banuese në Tiranë.

Më datë 24. 12. 2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit F. B., banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve Amarildo Margjini dhe E. S., për shtetasit E. S. dhe Ani Ibraliu për veprën penale “Përvetësim i parave ose mallrave të vjedhura”./tvklan.al