79715_1Policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 300 kilogramë kanabis, pas një operacioni të ndërmarrë nga sektori i antidrogës. Droga u gjet në një furgon në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet, ndërsa u vunë në pranga 5 persona, mes tyre edhe një vajzë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se, lënda narkotike u kap në kuadër të operacionit të koduar “Bosko”. Personat u ndaluan gjatë shkëmbimit të drogës.

Personat e arrestuar janë, Kristina Q 20 vjeç, Arbër C 27 vjeç, Orgest S 27 vjeç, Miguej G 19 vjeç si dhe Santiago S 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Uniformat blu thanë se këta persona dyshohet se realizonin trafikim kombëtar të lëndës narkotike, me destinacion tregun e huaj.