Një i ri është qëlluar me armë zjarri paraditen e kësaj të enjte në kryeqytet.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”.

Edhe pse nuk dihet ende identiteti i të plagosurit, mësohet se ai është rreth 30 vjeç dhe punonte pranë objektit në rikonstruksion ku është gjetur. Nga burimet spitalore mësohet se i riu ka një predhë plumbi në kokë dhe është në gjendje të rëndë.

Policia po pyet pronarin e objektit në rikonstruksion për të mësuar identitetin e punëtorit të qëlluar me armë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al