Pasuritë të përfituara nga trafiku i drogës, janë pronësi të Fran Merdhoci dhe familjarëve
Dy vila në Tiranë me vlerë 1 milion Euro, u sekuestruan nga policia me vendim të prokurorisë pasi dyshohet se janë ndërtuar me para të të përfituara nga trafiku i drogës. Pasuritë që bllokohen për llogari të shtetit, ndodhen në zonën e Dobreshit, dhe janë në pronësi të Fran Merdhoçit 57 vjeç dhe familjarëve të tij. 57-vjeçari, i cili u arrestua 4 vite më parë, rezulton i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg, për trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Klan News