Polumbarët e Repartit RENEA para pak minutash kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 12-vjeçarit F. Gurakuqi.

I mituri ka gjetur vdekjen, pasi është mbytur në liqenin e Mzezit, në Tiranë. F.Gurakuqi ka qenë duke luajtur me shokët, ndërsa liqeni kishte ngrirë.

Akulli me një trashësi të vogël, është thyer dhe fëmija ka rënë brenda. Nga rreziku ka shpëtuar fatmirësisht motra e tij 15-vjeçare, e cila është përpjekur të ndihmojë të vëllain.

Babi i  të miturit, Fatos Gurakuqi është arrestuar në 18 nëntor të vitit 2015  për përdhunim e vajzës së tij 15 vjeçare./ tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”108″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]