Tritol makinesMercedez Jazenxhi është pronarja e mjetit që u shpërthye me tritol mbrëmjen e kaluar në zonën pranë liqenit artificial. 30-vjeçarja po merre në pyetje per atentatin me tritol në makinën e saj. Fillimisht u tha se makina ishte ne pronesi të një shtetasi italin, por sot eshte zbuluar e verteta.

 

Makinë me targa italiane ka shpërthyer rreth orës 22 të mbrëmjes së kaluar në afëris të kopshtit zoologjik në Tiranë. Automjeti tip Opel Corsa ka qenë i parkuar në anë të rrugës. Ekspertët e mbërritur në vendin e ngjarrjes thanë se automjeti është shkatërruar plotësisht dhe sasia e tritolit që është vendosur ka qenë rreth 200 gramë. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi në makinë nuk ka pasur njeri.

Thuhet se atentati ka qene një formë paralajmërimi ndaj Mercedz Jazenxhit dhe jo për ta eleminuar atë fizikisht. Policia ka sekuestraur edhe pamjet filmike të biznezseve përreth pasi mund të ndihmojnë në zbardhjen e  ngjarjes.

 

E.Gj