bankovka - peníze - euro - bankaNjë shumë prej 20 mijë eurosh është vjedhur ditën e sotme në filialin e një banke në Tiranë. Kanë qenë drejtuesit e bankës ata që kanë bërë denoncimin në polici gjatë mbrëmjes.

Dyshohet se autori i vjedhjes është një punonjës i brendshëm i bankës.

Mesohet se policia ka marrë në pyetje punonjësit e kësaj banke. Ende po punohet për identifikimin dhe ndalimin e autorëve të ngjarjes.