PoliciaNjë 36-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku viktima Aurel Zakra është qëlluar për vdekje me pistoletë. 

Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grindjeje mes viktimës dhe Agron Goxhaj, 40-vjeçarit, i cili dyshohet të jetë edhe autori i krimit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit.

Tv Klan