Deklaratë për shtyp-Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

18 baza që shërbenin që shërbenin për modifikimin, magazininin dhe furnizimin e armëve të grupeve kriminale në gjithë vendin, 5 në pranga dhe 2 në kërkim është rezultati i operacionit “Kompleks” nga autoritetet policore në Tiranë.

Operacioni në fjalë çoi gjithashtu në zbulimin e 3 ngjarjeve kriminale.

Të arrestuarit janë Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi, Bujar Jaupi, Arben Sufa; si dhe dy kushërinjtë e arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku.

Ngjarja 18 Tetor 2019-“Këta persona dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar Artan Bylykun, kunati i Domart Konjarit.

(Video nga ngjarja ngjarja e vitit 2019 )

Ndërsa në kërkim është shpallur Sokol Xhura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë.

Të arrestuar:

1. Paris Prenga

2.Bledar Deda

3.Flor Abazi

4.Bujar Jaupi

5.Arben Sufa

Të arrestuar më herët (24 Shkurt 2021):

Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku)

Të shpallur në kërkim:

1.Sokol Xhura

2.Akil Kulla

Ngjarja e 10 Shtator 2017-Xhura “dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit Paulin P., ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Ngjarja 15 Shtator 2017Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit Edmond S., ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.”

Personi tjetër i shpallur në kërkim është Akil Kulla, nipi i Nehat Kullës.

“Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit.”

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Sokol Xhura, janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper, ndërsa në magazinën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 makineta të reja të lojërave të fatit, 6 tavolina ruleti, një automjet i blinduar, si dhe automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e mbetur në tentativë të Artan Bylykut.

Ndërsa në banesën e shtetasit Paris Prenga janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë. Në banesën e shtetasit Flor Abazi janë gjetur një sasi municioni për armë zjarri, 2 qese me lendë narkotike kokainë dhe një automjet i blinduar. Po në kuadër të operacionit, nga kontrolli në banesën e shtetasit Arben Sufa, me profesion tornitor, Policia gjeti një pistoletë dhe pjesë për silenciatorë.

Policia thotë se “për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, pasi operacioni vijon për zbadhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat dyshohet se janë të përfshirë këta shtetas dhe shtetas të tjerë”.

Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku u arrestuan më datë 24 Shkurt të këtij viti, si atentatorë të drejtpërdrejtë të ngjares së ndodhur me eksploziv më datë 9 Shkurt në Kamëz, ku u tentua të vritej Gjon Menaj. Pas marrjes në pyetje nga policia, një prej të arrestuarve pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë duke treguar dhe porositësin e atentatit. Ata thanë se ishin porositur nga personazhi i njohur për drejtësinë Gjergj Cukali, i cili u arrestua në të njëjtën ditë me dy vëllezërit Jamaku. /tvklan.al