Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.30.

Në afërsi të një qendre tregtare një drejtues mjeti, A. K, 31 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me mjetin e tij tip “Peugeot”, një person, i cili ka humbur jetën.

Policia ende por punon për të identifikuar viktimë, ndërsa ka bërë publike këto të dhëna: i moshës 50-55 vjeç, i gjatë, i hollë, rreth 170 cm, i veshur me xhup të zi të hollë, me xhinse blu të zbardhura, me një palë atlete sportive ngjyrë kafe, me fytyrë normale, flokë dhe mjekër të thinjur.

Ndërkohë që shtetasi A.K është proceduar për veprën  penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”/tvklan.al