Ky është momenti kur forcat “Shqiponja” i vendosën prangat Endrit Qyqja, sapo kishte mbaruar takimin me Emiljano Shullazin në Burgun 313 në Tiranë. Ai u ndalua në lokalin përballë burgut.

endrit qyqyja

Ndërsa ky është momenti i ndalimit të Endrit Zelës, një person që ka dhe lidhje gjaku me Shullazin. Ai u arrestua brenda ambienteve të burgut, ku edhe do të takonte Shullazin.

endrit zela

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjykata vendosi t’i arrestojë. Urdhër – arrestet iu dorëzuan policisë rreth orës 12.30 dhe u ekzekutuan vetëm 5 minuta me vonë.P

Prokuroria i akzuon këta dy persona se në bashkëpunim me Emiljano Shullazin e Gilmano Danin, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Biznesmeni që ka bërë denoncim në prokurori, i ka identifikuar ata.

Në këtë mënyrë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rikonfirmuar akuzat për Emiljano Shullazin.

Organi i akuzës thotë se Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht, si edhe duke ushtruar dhunë fizike. Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente kur Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare.

Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit.

Arrestimi i dy personave që janë pjesë e grupit të Shullazit vjen pak ditë pas publikimit të raportit të PAMECA 4, e cila për arrestimin e Shullazit tha se ishte kryer pa hetime të thelluara.

Tv Klan

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të dyshuar për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Vendimi i gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Tiranës mesditën e së enjtes, në momentin që ata po linin ambientet e burgut, ku kishin patur një takim me Shullazin.

Prokuroria sqaron se dy të arrestuarit e sotëm, në bashkëpunim me Emiljano Shullazin e Gilmano Danin, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Prokuroria për Krime të Rënda bën të ditur se është duke zhvilluar hetime për një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për “gjobvënie”. Gjatë këtij hetimi fillimisht janë shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.

Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se Shullazi dhe Dani dyshohet se i kanë marrë një biznesmeni shuma parash në kohë të ndryshme, duke e kërcënuar fizikisht, si edhe duke ushtruar dhunë fizike. Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Po në bazë të veprimeve hetimore rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qënë të pranishëm në disa momente kur Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare.

Gjithashtu këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit. Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Për këtë arsye, kërkimi i parave është realizuar në mënyrë të padrejtë, si edhe duke përdorur dhunën fizike dhe verbale.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme, bazuar në prova, se Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Qyqja dhe Zela, të cilat janë miratuar nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.