Tiranë-Një shofer i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka goditur dy makina dhe për pasojë është vënë në pranga.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se sot në orët e pasdites, Preng Gjikolaj, teksa drejtonte mjetin me targa AA904LH ka goditur 2 mjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ai është konstatuar pak minuta më vonë duke drejtuar një mjet taksi, me targa AA070T.

Punonjësi i Policisë rrugore që ka konstatuar shoferin e identifikuar si shkaktar të aksidentit të dyfishtë, ka tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë nga mjeti për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër, por ka hasur në kundërshtimin e tij.

Gjikolaj është larguar me forcë me mjetin me targë AA 070 T, dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit nr 4 në Tiranë.

Pasi ju bë testi i alkoolit rezultoi se ai kishte konsumuar 0,65 mg/l ./tvklan.al