“Tirja” edhe në Facebook-un e Ramës: Kushdo që abuzon si ajo do të shkojë në burg



“Tirja” edhe në Facebook-un e Ramës: Kushdo që abuzon si ajo do të shkojë në burg

13:54 17/01/2021

Skandali që publikoi emisioni “Stop” disa ditë më parë me Tire Alldervishin, sanitare në spitalin Covid 2, ka tronditur mbarë opinionin publik. Edhe pse prokuroria ka nisur hetimet dhe gjykata e ka lënë me masë sigurie arrest me burg, disa qytetarë nuk kanë ngurruar që të shkruajnë në faqen e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.

“Aman Tiren dhe nënproduktet e saj se e kemi içik merak”, shkruante një komentuese në një postim të Ramës.

Por edhe kryeministri nuk e la pa replikë. Ai u shpreh se bluzat e bardha si Tirja do të shkojnë njësoj si ajo, në burg.

“Po bën humor medemek eee? Tirja është në burg dhe aty do shkojë kushdo si ajo që abuzon me pacientët, por shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve janë heronj që meritojnë respekt”, shkruante Rama.

58-vjeçarja, Tire Alldervishi shtirej si infermiere në spitalin Covid 2 dhge merrte ryshfet. Ajo nuk ka pranuar të flasë para gjykatës./tvklan.al






Të ngjashme