Zhgënjim për filmin e Nani Moretit

“Palma e Artë” në Festivalin e 74-të të Filmit në Kanë shkoi për filmin “Titani” të regjisores franceze Julia Ducournau.

Fitorja u parapri nga një gafë nga regjisorit Spike Lee që drejtonte jurinë i cili e shpalli rastësisht fituesin në mes të ceremonisë. Nuk ndodhte që prej vitit 1993 që filmi më i mirë të shpallej ai i një regjisoreje grua.

Ai që konsiderohej si favorit për çmimin prestigjioz, filmi “Drive my car” të regjisorit japonez Ryusuke Hamaguchi u mjaftua vetëm me çmimin e skenarit më të mirë. Aktori më i mirë i shkoi për Caleb Landry Jones për performancën e tij në filmin “Nitram”.

Ndërsa aktorja më e mirë u shpall norvegjezja Renate Reinsve për rolin e saj në filmin” “Personi më i keq në botë”. Italianët mbetën të zhgënjyer pasi filmi “3 kate” të regjisorit Nani Moreti doli duarbosh.

Ndërsa çmimi i madh i jurisë këtë vit shkoi për trilerin psikologjik “Haberech” të një regjisori izraelit.

Tv Klan