Historia e anijes së famshme “Titanik” do të vijojë. Një kopje e saj, e quajtur “Titanik II” do të bëjë udhëtimin e parë në vitin 2022. Do të ketë një kapacitet prej 2 400 pasagjerësh dhe  900 persona do të jenë staf, pra i njëjti numër që mbante edhe bordi i anijes që u mbyt në 1912.

Por “Titanik II” do të ketë një numër të përshtatshëm të barkave të shpëtimit, jelekëve të shpëtimit dhe teknologji më të avancuar të sigurisë.

Udhëtimi i parë prej dy javësh do të jetë nga Dubai në Angli. Më pas anija do të njekë të njëjtin itinerar që bëri titaniku origjinal, nga Anglia në New York,  për të përshkuar më pas të gjithë Oqeanin Atlantik të veriut. Udhëtimi i një shekulli më parë pati një fund tragjik duke shkaktuar vdekjen e 1 500 personave. Kompania që ka po ndërton “Titanik II” me një kosto 500 milionë dollarë, nuk jep detaje se kur do të dalin në shitje biletat, por premton një udhëtim të paharrueshëm.

Tv Klan