105 vjet nga fundosja e Titanikut dalin në dritë prova të reja rreth katastrofës që shkaktoi më shumë se 1,500 viktima.

Sipas një dokumentari të publikuar nga televizioni britanik “Channel 4”, ka prova të reja që dëshmojnë se anija gjigante është përfshirë nga një zjarr masiv në pjesë e poshtme të motorët.

Zjarri ka dobësuar strukturën metalike të Titanikut dhe pas përplasjes me ajsbergun ka shkaktuar të çarën që shkaktoi përmbytjen.

titanikoki

Kjo foto e marrë nga koleksioni privat i John Kempster, kryeinxhinierit elektrik të Titanikut, tregon një deformim në pjesën e poshtme të anijes, të shkaktuar sipas autorëve të dokumentarit pikërisht nga zjarri.

Titaniku u përmbyt më 10 prill 1912 në udhëtimin e tij të parë transoqeanik. Anija u nis nga porti i Southemptonit drejt Nju Jorkut me 2,224 persona në bord.

Tv Klan