Titullarët e rinj ndaj Islandës

Titullarët e rinj ndaj Islandës

16:17 10/09/2019

Në formacion Dermaku, Cikalleshi, Gjasula dhe Lenjani

Është ndeshja që konsiderohet më e rëndësishme e momentit për kombëtaren shqiptare për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit. Vetë futbollistët dhe trajneri Reja kanë premtuar se kanë besim tek fitorja dhe ky besim iu vjen pasi janë të bindur tek energjitë dhe aftësitë e tyre se kundërshtarin do të arrijnë ta mundin, aq më tepër që luajnë në shtëpi në një ndeshje që vjen pas asaj humbjeje në Paris.

Pikërisht pas atij takimi Edy Reja premtoi ndryshime. Në mbrojtje vetëm një ndryshim: do të jetë Dermaku në qendër. Mesfusha, në krahasim me atë që pamë në Francë ka ruajtur vetëm Elseid Hysajn. Kapiteni bashkë me Lenjanin që e nis si titullar do të shërbejnë për të mbrojtur nga krahët dhe për të hedhur topa në zonë për sulmuesit. Në këtë repart do të jetë Gjasula, i cili e ka ndeshjen e tij të dytë i grumbulluar me kombëtaren, por për të parën herë zbret në fushë. Rikthehet titullar, Ledian Memushaj.

Në sulm Cikalleshi që nga minuta e parë bashkë me Uzunin, i cili mund të zëvendësohet nga Rey Manaj.

Në kampion kundërshtar janë përgatitur për një ndeshje të fortë. Trajneri i Islandës Erik Hamren e ka përgatitur skuadrën e tij për një situatë të vështirë në fushën e “Elbasan Arena”.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Qëllimi jonë është të shkojmë në europian kështu që na duhen rezultatet. Pas ndeshjes mund të them sa i lumtur do të jem me rezultatin pasi ndonjë herë je i kënaqur me një pikë nga një herë je i zhgënjyer. Shqipëria luan në shtëpi dhe do të luajnë për atdheun. Pres një ndeshje shumë të fortë me dy skuadra te barabarta.  Shqipëria ka qenë dhe është një ekip i fortë. Kanë qenë pa fat ndaj Turqisë në ndeshjen hapëse.”

Islanda nuk vuan nga dëmtimet dhe është e gatshme të marrë ç’të mundet në ndeshjen që do të nisë në 20.45.

Tv Klan

Të ngjashme