Titulli “Mjeshtër i Madh” për Afërdita Onuzin
00:09 16/03/2023
Begaj: Vlerësim për ruajtjen e trashëgimisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” etnografen e njohur Afërdita Onuzi, me motivacionin; për kontributin e jashtëzakonshëm në studimin, dhe dokumentimin e veshjeve tradicionale, veçanërisht Xhubletën.
Në një ceremoni të mbajtur në Presidencë, kreu i shtetit e vuri theksin te ruajtja e trashëgimisë kulturore që është identiteti i vendit.
Në fjalën e tij Presidenti u shpreh se një mbrojtje të veçantë duhet të ketë edhe Gjuha Shqipe.
Ky aktivitet kishte në qendër kontributin e gruas shqiptare në trashëgiminë kulturore, në këtë rast Afërdita Onuzin që 52 vite të jetës së saj ia ka kushtuar etnografisë.
Tv Klan