Garë e fortë edhe për kupat e Europës

Fitorja e Tiranës me Skënderbeun në Korçë bën që Tirana ta mbyllë që javën e ardhshme çështjen e titullit. Suksesi 2 – 1 me përmbysje e mban 9 pikë diferencën me Kukësin dhe një triumf në përballjen direkte do t’i siguronte matematikisht bardhebluve titullin. Trajneri Emanuel Egbo vazhdon me të njëjtën filozofi, duke qënduar me këmbë në tokë.

“Kur të jemi matematikisht të sigurtë atëherë do të them që kemi fituar kampionatin”.

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi pranon se pikët janë tashme një presion për ekipin, ashtu si në takimin e fituar 1 – 0 me Bylisin.

“Ne luajmë për 3 pikë ata luajnë të qetë, pra presioni i pikëve nuk e lejon skuadrën të shprehet mirë”.

Gara për kupat e Europës është akoma e fortë dhe çdo fitore e afron më shumë me objektivin Teutën e Edi Martinit. Skuadra durrsake mundi Vllazninë 3 – 0 në Shkodër.

“Ishte i dmosdoshëm ky 3 pikësh për Kupat e Europës, pasi lufta është bërë shumë e egër, veçanërisht pas fitores së Partizanit”.

Shkodranët po luftojnë për të mos diskutuar play out dhe trajneri Hysen Dedja mendon se duhet shpresuar.

“Po kemi shpresa, pasi edhe kundërshtari direkt Byslisi humbi dhe janë 15 pikë në lojë”.

Superliga ka edhe 5 javë deri në fund.

Tv Klan