Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi shpresojnë matematikisht

Titulli kampion në Superligë do të vendoset në javën e fundit. Katër janë ekipet që mund ta arrijnë matematikisht këtë objektiv, por më pranë duken Teuta dhe Vllaznia që kanë nga 63 pikë.

Skuadra shkodrane fitoi 1 – 0 takimin e Partizanin në stadiumin “Air Albania”. Vendimtar ishte penalltia e realizuar nga Herald Marku në pjesën e dytë edhe pse nuk munguan rastet e tjera.

Kjo sfidë nisi me rreth 15 minuta vonesë, pasi mungonte ambulanca. Pa gola përfundoi sfida tjetër mes pretendentëve për titullin Laçi – Teuta që nisi të njëjtën kohë me sfidën që u zhvillua në kryeqytet.

Tirana barazoi 1 – 1 me Apoloninë në Fier. Skënderbeu siguroi qëndrimin në Superligë pas fitores 2 – 1 me Kukësin, ndërsa Kastrioti dhe Bylisi që barazuan 1 – 1 duhet të luajnë edhe javën e fundit për të përcaktuar se cili ekip do të zbresë direkt në Kategorinë e Parë dhe ai që do të luajë në Play Off.

Tv Klan