Një tjetër aksident ku një automjet përplas një këmbësor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Makina tip Smart e drejtuar nga një femër rreth të 20-tave ka përplasur një burrë të moshuar rreth 67 vjeç, i cili pasi kishte bërë pazarin po kalonte rrugën.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e “Brrylit”. Mjeti me targa AA 433 LE, ka goditur të moshuarin Fahri Spahiu dhe një shtyllë elektrike. I moshuari është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve, drejtuesja e mjetit është ndaluar nga policia.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë, kur një mjet godet kalimtarin, i ndodhur brenda 3 ditësh në Tiranë./tvklan.al