Një 62-vjeçar ka humbur jetën në aksin rrugor Këlcyrë – Përmet në një aksident automobilistik. Viktima është me iniciale Zh.K., banues në fshatin Kutal të Përmetit, njofton policia.

Viktima po udhëtonte me biçikletë kur u përplas nga një makinë tip Renault që drejtohej nga 44-vjeçari me iniciale M.Sh., banues në Këlcyrë.

Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Përmetit. Ai po pyetet lidhur me rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen gjatë ditës së sotme. Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë-Milot humbi jetën një 24-vjeçar pasi mjeti që drejtonte humbi kontrollin dhe doli nga rruga. /tvklan.al