Tjetër aksident me vdekje

Posta

Tjetër aksident me vdekje

20:41 20/10/2019

Përplaset për vdekje 46-vjeçari në Tiranë

Një 46-vjeçar gjeti vdekjen pasditen e kësaj të diele në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në Farkë, rreth orës 18:45. Viktima me iniciale L.M udhëtonte me një motoçikletë, kur u përplas nga një makinë.

46-vjeçari u dërgua në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Autoritetet policore shoqëruan drejtuesin e makinës, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit vijojnë.

Ky është aksidenti i tretë me vdekje për këtë të diel. Më herët një këmbësor 80-vjeçar gjeti vdekjen në autostradën Kavajë-Durrës pasi u përplas nga një automjet. Ndërsa gjatë paradites, në Lushnje një 17-vjeçar përplasi për vdekje me makinë një 64-vjeçar./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT