Makina përplas për vdekje një këmbësor në Fier

3 persona kanë humbur jetën vetëm gjatë pasdites së sotme, në 3 aksidente të ndryshme rrugore në vendin tonë.

Pasditja e kësaj të diele ishte fatale për një këmbësor në Fier, i cili u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40, në By Pass-in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”. Viktima është një këmbësor 59-vjeçar me iniciale S. S. Ai u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej 59-vjeçari Gj. Z., banues në Tiranë. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, autoritetet policore shoqëruan shoferin dhe nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. 

Më herët, një tjetër këmbësor u përplas për vdekje në afërsi të një karburanti, në Ishull Lezhë.

Ndërsa në Tiranë, një 68-vjeçar humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur, pasi shoferi i automjetit me të cilin udhëtonin humbi kontrollin e makinës. Ngjarja në fjalë ndodhi tek shkallët e Tujanit, në një zonë e cila është kantier ndërtimi./tvklan.al