Tjetër aksident me vdekje, makina përplas një grua



Tjetër aksident me vdekje, makina përplas një grua

12:40 26/02/2021

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur këtë të premte. Në Tiranë, një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësore.

Viktima është një grua rreth 60 vjeç e paidentifikuar. Aksidenti me pasojë vdekjen ka ndodhur në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”.

Drejtuesi i mjetit, P.Rr. 43 vjeç, është shoqëruar nga policia në Komisariatin Nr.2 për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Po gjatë ditës së sotme, në aksin Vlorë-Peshkëpi një automjet përplasi për vdekje një vajzë të vogël 7-vjeçare. /tvklan.al







Të ngjashme