Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në vendin tonë. Në aksin rrugor Shkodër – Koplik, një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shtoj i Ri. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Në vendngjarja kanë shkuar forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet. Vetëm gjatë ditës së sotme, kanë ndodhur pesë aksidente me 4 viktima.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqeruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

/tvklan.al