Një tjetër kalimtar ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të premteje, këtë herë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “28 Nëntori”, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.

“Në rrugën “28 nëntori” mjeti me targë TR 9313 M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar. Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”

, thotë Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.

Më herët, një tjetër këmbësor u përplas për vdekje pranë zonës së Niklës, në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

/tvklan.al