Punëtorët shqiptarë vijojnë të punojnë në kushte jo të duhura, duke rrezikuar shpesh jetën. Këtë të hënë policia e Tiranës njoftoi se një 50-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ra nga skela. Ngjarja e rëndë ndodhi në Valias i ri të Kamzës, teksa i plagosuri po punonte në një objekt në pronësi të një 62-vjeçari, i cili u arrestua.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” i shtetasit H. L,. 62 vjeç, pasi në Valias i Ri, Kamzë, duke punuar në objektin në pronësi të këtij shtetasi ka rënë nga skela, punëtori shtetasi K. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, thanë autoritetet policore të kryeqytetit.

Të premten, një 51-vjeçar gjeti vdekjen në Durrës, pasi ra nga lartësia gjatë kohës që punonte në një shtëpi në këtë qytet. Edhe në këtë rast policia arrestoi pronarin e banesës./tvklan.al